Shërbim dhe produkte dezinfektimi
Mushkonjat nuk po zhduken, si tja bëjmë? kjo është një pyetje e shpeshtë që hasim.
Nëse nuk ka ende një metodë magjike për eleminimin e mushkonjave, Menaxhimi i Integruar i Dëmtuesve ose IPM është metoda më e suksseshme deri më sot e cila përdor një kombinim mënyrash për të kontrolluar popullatat e mushkonjave të bazuara në monitorim, të tilla si gjurmimi ose numërimi i mushkonjave dhe llojeve të tyre në një zonë. Kjo metodë gjen zbatim jo vetëm për autoritetet publike por edhe për individët privatë. Ajo përbëhet nga këta hapa kryesorë:
1. Hiqni ose eleminoni habitatet e mushkonjave (pellgje, tasa, goma me ujë etj)
2. Përdorni Barrierat Strukturore (rrjeta, etj)
3. Kontrolloni mushkonjat në fazën e larvave (trajtim me larvicidë)
4. Kontrolloni mushkonjat e rritura (Adulte)
Për sa i përket pikës së fundit nevojitet përdorimi i një pesticidi të regjistruar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kjo pikë është një nga opsionet më të shpejta për të luftuar mushkonjat e rritura dhe parandaluar sëmundjet që përhapen prej tyre. Trajtimi zbatohet duke përdorur aplikime ajrore me avion ose në tokë me spërkatës të montuar në kamionçinë.
Përpos kësaj është shumë e rëndësishmë forca e komunitetit që do të thotë se nëse komuniteti i prekur bashkohet, jo vetëm ul kostot por rrit edhe efiksasitetin e ndërhyrjeve.
Grifin vë në dispozicion njohuritë dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi. Për shërbime dhe produkte cilësore na kontaktoni!
#dezinsektim #brejtës #Grifin #buburrec #minj #termite #silverfish #merimanga #peshkuiargjende #gjarpërinj #pestcontrolinalbania #flutura #furrtare #grenza #miza #silverfsh #plesht #Akrep #deratizim #mushkonja #dezinfektim