Shërbim dhe produkte dezinfektimi
Kanibalizmi i brejtësve!
Për të disatën herë teknikët e Grifin po hasen me fenomenin e kanibalizmit të brejtësve në ambiente me infestim të lartë minjsh. Në kurthet e vendosura gjenden vetëm disa kocka dhe copa të lëkurës por jo brejtësit. A mos është ky rasti i eksperimentit të Kalhun? Në vijim Ju ftojmë të lexoni shkurtimisht mbi këtë eskperiment të psikologut hulumtues amerikan i cili në vitet 1965-1973 , zhvilloi një eksperiment duke krijuar “utopinë e minjve” ku në hapësira të mbyllura minjve iu dha akses të pakufizuar në ushqim dhe ujë, duke mundësuar rritjen e papenguar të popullsisë. Kur popullata arriti një numër shumë të lartë individësh, dhjetra minj të rinj meshkuj, ishin të paaftë për të gjetur një vend në grupet e dominuara nga të tjerët, u krijuan “banda plaçkitëse” që sulmuan minjtë femra dhe të rinj. Disa minj meshkuj u bënë ekskluzivisht homoseksualë ose hiperseksualë. Nënat i braktisnin të vegjlit e tyre ose ndonjëherë i sulmonin. Vdekshmëria foshnjore u rrit deri në 96 përqind.
Sjelljet e tjera dukeshin edhe më të çuditshme. Grupe minjsh femra ndiqnin verbërisht objektet e huaja, si psh këpucët e Kalhun, pa marrë parasysh sa herë minjtë i kishin hasur ato; dukej sikur nuk ishin në gjendje të mësonin. Minj të tjerë u bënë “gunga inerte leshi”, që u tërhoqën fare nga shoqëria. Më e çuditshmja nga të gjitha ndoshta ishin minjtë e quajtur "të bukurat" që i kalonin ditët duke u kujdesur me obsesion. Dhuna dhe agjitacioni u bënë të zakonshme, derisa vështirë se mund të gjendej një mi që nuk ishte i njollosur me gjak, bishti i tij i kafshuar dhe i përtypur.
Mes një mjerimi dhe kaosi kaq të thellë, minjtë harruan se si të ishin minj. Ata pushuan së shumuari, rendi shoqëror u prish dhe në fund e gjithë popullata e brejtësve u shemb.
Sipas Kalhun, kjo do t’i bënte jehonë përvojës së miliona njerëzve në qytetet e Amerikës duke nxitur kështu pesimizmin, duke bërë parashikime specifike se nëse njerëzit nuk do të ngadalësonin shkallën e tyre eksponenciale të rritjes së popullsisë, një zhdukje e ngjashme mund t'i ndodhte deri në vitin 2027.
Informacion i shqyrtuar nga artikuj të Washington Post dhe Wikipedia
#mushkonja #gjarpërinj #dezinsektim #furrtare #brejtës #pestcontrolinalbania #minj #miza #Akrep #deratizim #silverfish #dezinfektim #flutura #merimanga #grenza #plesht #peshkuiargjende #buburrec #silverfsh #Grifin