Shërbim dhe produkte dezinfektimi
MENINGITI, një problem infektiv serioz I shfaqur aktualisht në Durrës. Shkaktari (Neisseria meningitides) transmetohet përmes thithjes së spërklave të infektuara të frymëmarrjes nga njeriu tek njeriu, por rreziku nga sipërfaqet e kontaminuara mjedisore është i diskutueshëm. Sipas një studimi*, qëndrueshmëria e meningokokut pas kontaminimit në sipërfaqe plastike, qelqi ose metali ulet me shpejtësi, por meningokokët e qëndrueshëm mund të gjenden të pranishëm në ambient deri në 72 orë.
Kur duhet dezinfektimi publik? Duke qenë se grupi më I rriskuar janë fëmijët, menjëherë pas shfaqjes së rasteve të para dhe veçimit të pacientëve të konstatuar të infektuar mund të bëhet dezinfektimi I ambienteve ku ata kanë qëndruar psh në shkolla, dhe ambiente të tjera kolektive me qëllim që të ndalohet përhapja e infeksionit nëpërmjet ambientit.
Çfarë mund të bëni edhe Ju vetë në një rast përhapje masive, në 3 hapa:
1. Përdorni letra thithëse (absorbuese) për të fshirë ndotësit e dukshëm si sekrecionet e frymëmarrjes.
2. Pastroni dhe dezinfektoni rregullisht sipërfaqet e prekura shpesh si mobiljet, lodrat dhe sendet e përbashkëta përshembull me alkool 70%.
3. Mbani ventilim të mirë të brendshëm.
Shmangni frekunetimin e vendeve publike të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët; Individët me rrezik të lartë mund të konsiderojnë vendosjen e maskave kirurgjikale gjatë qëndrimit në vende të tilla.
Me të sigurtë me Grifin në krahun Tuaj!