Shërbim dhe produkte dezinfektimi

Sot kemi menduar tju njohim me Grifin, çfarë është dhe çfarë simbolizon. Grifin (Griffin) është një krijesë mitologjike me krahë, me katër këmbë, ka trupin e një luani, por krahët dhe kokën e një shqiponje. Në legjenda dhe folklor, kjo bishë ruan arin e mbretërve, si dhe pasuri të tjera të paçmueshme. Duke kombinuar atributet e "Mbretit të Kafshëve" dhe "Mbretit të Ajrit", mendohej të ishte veçanërisht i fuqishëm dhe madhështor.Në kohët mesjetare në Evropë, grifini bëhet një simbol alegorik që përfaqëson dyzimin dhe ndasitë midis të mirës dhe të keqes. Sipas legjendave thuhet se nëse shihej një i tillë në agim, konsiderohet një fat tepër i mirë dhe se një bekim është rrugës. Megjithatë, nëse një grifin dallohet në muzg, dhe nuk është në një grup, konsiderohet një ogur i keq. Sido që të jenë legjendat, skuadra e Grifin në Shqipëri i shërben klientëve me dedikim dhe dëshirë për zgjidhjen e problemeve. Për shërbime dhe produkte cilësore dezifektimi na kontaktoni.