Shërbim dhe produkte dezinfektimi
Çfarë të bëni nëse Ju shpërthejnë ujrat e zeza në shtëpi (në garazhe, dyqane etj)?
Përmbytjet nga ujërat e zeza mund të shkaktohen nga bllokimi ose dëmtimi i sistemeve hidraulike, kthimi i sistemit të kanalizimit, dëmtimi i gropës septike dhe përmbytjes me ujë nga jashtë. Ujërat e zeza përmbajnë mikroorganizma të dëmshëm si bakteret, viruset dhe protozoarët, të cilët mund të shkaktojnë sëmundje si gastroenteriti.
Nëse në shtëpinë tuaj ndodh një përmbytje nga ujërat e zeza, mbrojtja e vetes dhe e familjes suaj duhet të jetë prioriteti juaj kryesor. Së pari, shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë me ujërat e zeza dhe çdo sipërfaqe të ndotur. Më pas sigurohuni që të vishni veshje mbrojtëse kur pastroni dhe dezinfektoni, duke përfshirë doreza gome, çizme dhe mbrojtje për sytë. Përdorni një furnizim me ujë të pandotur kur pastroni - mos përdorni furnizimin me ujë nëse nuk jeni të sigurt për cilësinë e tij.
Mendoni nëse ka kablla elektrik të shtrirë në zonën e përmbytjes dhe në rast se po, atëherë të fiket menjëherë automati kryesor.
Kontaktoni një hidraulik nëse dyshoni se sistemi juaj hidraulik ose i gropës septike është i dëmtuar. Të gjitha pjesët e dëmtuara (të bllokuara, të dëmtuara, të thyera ose të konsumuara) duhet të riparohen sa më shpejt që të jetë e mundur pasi ato shfaqin një difekt. Pastroni llumin dhe mbeturinat nga gropat septike. Kjo duhet të kryhet nga një profesionist sa më shpejt.
Vishni veshje mbrojtëse duke përfshirë doreza gome, çizme dhe mbrojtje për sytë. Pastroni dhe dezinfektoni të gjitha zonat e kontaminuara. Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg objekteve dhe zonave të kontaminuara derisa të jenë dezinfektuar. Dezinfektoni leckat e pastrimit, fshesat dhe furçat me tretësirën zbardhuese.
Kërkoni këshilla mjekësore nëse sëmureni ose lëndoheni.
Së fundmi rekomandohet një dezinfektim total i shtëpisë, dyqanit, garazhit përpara përdorimit.
Grifin Ju vë në dispozicion mjetet dhe njohuritë për trajtimin e përmbytjeve nga ujërat e zeza.
#plesht #Grifin #mushkonja #termite #miza #grenza #merimanga #silverfish #minj #buburrec #gjarpërinj #deratizim #silverfsh #brejtës #Akrep #peshkuiargjende #furrtare #dezinsektim #flutura #dezinfektim