Shërbim dhe produkte dezinfektimi

Shkaku i krimbit të drurit është zakonisht përmbajtja e lartë e lagështirës në lëndën drusore të mobiljes ose orendisë në ambientin tuaj, e preferuar nga brumbujt femra të rritura të cilat në muajt e verës mund të depozitojë aty vezët. Larvat më pas gërmojnë dhe kur dalin, lënë pas vrimat e daljes që shihni zakonisht. Shpesh ndodh që ky fenoment të ketë filluar që në magazinat apo punishtet e drurit dhe si "kali i trojës" orenditë e drurit i transportojnë me vete në brendësi insektet të cilat më pas shfaqin edhe vrimat. Sidoqoftë, vetëm për shkak se ka vrima të pranishme, nuk do të thotë që keni një infektim aktual (të gjallë). Mund të ndodhë që krimbi i drurit është larguar shumë kohë më parë duke lënë pas dëmet, por kjo mund të nënkuptojë që druri është lënë i dobësuar dhe potencialisht i rrezikshëm. Në disa raste të dëmtimeve serioze do të ishte më mirë zëvendësimi i orendisë, mobiljes, trarëve etj. Ekzistojnë shumë lloje brumbujsh që dëmtojnë drurin dhe një grup prej rreth 5 llojesh janë edhe më problematikët. Disa nga shenjat e pranisë potenciale të tyre janë: 1: Vrimat në lëndën drusore 2: Prania e pluhuri 3: Tunelet brenda drurit të shkaktuara nga krimbi i drurit 4: Druri i dëmtuar 5: Prania/vëzhgimi i brumbullit të gjallë Grifin disponon mjete të përshtatshme dhe efikase për luftimin e krimbit të drurit me formula preparatesh për këto specie. #merimanga #plesht #buburrec #termite #Grifin #dezinsektim #dezinfektim #deratizim #miza #brejtës #grenza #silverfish #Akrep #flutura #gjarpërinj #furrtare #mushkonja #pestcontrolinalbania #peshkuiargjende #silverfsh #minj #krimbiidrurit #brumbuj